Rama: Nuk iki pa ju dhënë pasaportën e BE-së

Kryeministri Edi Rama tha në rubrikën ‘Sy m’sy’ se integrimi i Shqipërisë në BE do të jetë një nga objektivat e realizueshme të PS-së në pushtet, ndryshe nga Sali Berisha që sa herë mori pushtetin pas la gropa, plagë e zhgënjim.

Komentit të një ndjekësi i cili shkruante: “Ia ke gjetur telat këtij populli kryeministër, bukë misri, gallatë, ndonjë copë djath bardh në fund të vitit?”, Rama iu përgjigj:

“Sa herë bufi i kënetës dhe këneta kanë marrë diçka kanë lënë prapa gropa, plagë e zhgënjim, qoftë në pushtetin qëndror dhe qoftë atë vendor.

Sa herë që PS ka marrë diçka në dorë, e ka lënë më mirë seç ka qenë. Ndërkohë këtë herë nuk kemi ndërmend për ta lënë, se do të vazhdojmë e unë personalisht do të vazhdoj deri kur të jap dhe pasaportën e BE-së.

E atëherë më pas me pasaportën europiane do më kujtosh. Nuk do jemi në komunikim bashkë por do më kujtosh”.

Të Fundit