Rama: Nuk e njihja Malumën, thashë mos ishte epitet i ndonjë ministri

Kryeministri Edi Rama në një takim të zhvilluar me përfaqësues të biznesit të vogël, ka folur edhe për koncertin e djeshëm të këngëtarit me famë botërore, Maluma në Tiranë.

Rama tha se më herët nuk e kishte njohur se kush ishte Maluma dhe madje kishte kujtuar se mos ishte një epitet që i ishte vendosur ndonjë ministri.

“Mu qepën për Malumën mua. Se dija deri dje se kush ishte Maluma. Thash mos ishte ndonjë…ndonjë epitet që i kanë ngjitur ndonjë ministri. Kur doli që ishte ….burrë apo grua është? Këngëtar. Jo se dija. Sot thoshin; turp nuk është të protestosh, por të bësh koncertin e Malumës. Nëse mendohet se e kemi bërë ne, këtë se kemi bërë ne! Në atë koncert s’ka asnjë qindarkë nga shteti. U bë kjo punë, nuk guxon që të ndalojë ndonjë May Bach në derën e punës se ta vendosën që e ke ti. Abazhurin në zyrën time e kanë sjellë italianët. E morën godinën pasi e ndërtuan vetë për ta përdorur. E kanë sjellë që atëherë. Ai abazhur ka qenë mbi kokën e të gjithë kryeministrave…Tani na doli se e kam bërë unë flori dhe më kanë hutuar sheikët e Dubait dhe kanë dashur që të bëjë tavanin e zyrës si në Dubai.”, tha Rama.

Të Fundit