Rama njofton ardhjen pas dy ditësh të 38,400 vaksinave anti-Covid, me të cilat do nisë vaksinimi i…

Të premten, datë 12 mars, në Shqipëri pritet të vijnë 38,400 doza të tjera të vaksinës anti-Covid AstraZeneca.

Lajmi u njoftua nga kryeministri Edi Rama, i cili e konsideroi si “tejet të mirë” dhe që “nis menjëherë vaksinimin e mësuesve”.

Me vaksinat AstraZeneca dhe Pfizer/BioNtech duhen dy doza, – të cilat injektohen në një interval prej 21 ditësh, – për t’u vaksinuar.

Prej 11 janarit, kur ka nisur zyrtarisht programi i vaksinimit në vendin tonë, autoritetet shëndetësore thonë se kanë kryer 21,613 vaksinime me një mesatare totale prej 372 injektimesh në ditë – ditën e fundit janë kryer 702 injektime.

Deri më tani pjesë e programit të vaksinimit janë përfshirë personeli shëndetësor dhe të moshuarit mbi 80-vjeçarë.

Të Fundit