Rama ndan pamjet: Parku i Hyrjes së Shkodrës po merr formë, simbol i transformimit të qytetit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e kësaj të hëne, 29 qershor 2026, pamje nga kantieri i Parkut të Hyrjes së Shkodrës, duke theksuar ecurinë e punimeve për këtë projekt.

Për mes një shënimi në Facebook, kreu i qeverisë shprehet se parku po merr formë nga dita në ditë dhe e cilëson atë si njëshembull të vizionit transformues të Rilindjes për Shkodrën.

“MIRËMËNGJES dhe me kantierin e Parkut të Hyrjes së Shkodrës, që po merr formë çdo ditë e më shumë, si shembëlltyrë e vizionit transformues të Rilindjes për Kryeqytetin e Veriut, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Parku i Hyrjes së Shkodrës është një nga projektet infrastrukturore që synon të transformojë hyrjen e qytetit, duke krijuar një hapësirë moderne dhe më funksionale për banorët dhe vizitorët.

Të Fundit