Rama: Motoparku do të ndërtohet nga kompania e ish-pilotit të famshëm të Formula 1

Kryeministri Edi Rama bëri me dije përmes një njoftimi në Facebook se dy ditë më parë rreth 30 kompani të mëdha ndërkombëtare vizituan Shqipërinë për t’u njohur me projektin e Portit të Ri të Durrësit në Porto Romano.

Ndërkohë, sot 4 kompani projektimi ishin në Tiranë për konkursin kombëtar të shpallur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor për ndërtimin e Auto Motoparkut në Elbasan.

Kryeministri bëri me dije se konkursi u fitua nga kompania e ish-pilotit të famshëm të Formula 1, Alexander Wurz dhe babait të tij Franz Wurz.

“Në 48 orë këto janë dy prova shembullore të imazhit të ri të Shqipërisë, interesimit në rritje për vendin tonë si një destinacion interesant, jo vetëm për turizëm po edhe për biznes, si dhe rritjes së besueshmërisë tek Shqipëria që ka çelur negociatat me BE, e që sot ka një reputacion ndërkombëtar krejt tjetër nga ai i deri disa viteve më parë,” – shkroi Rama në Facebook.

Të Fundit