Një grua fshehu trupin e pajetë të nënës 2 vite në frigorifer, arsyeja pse nuk e deklaroi të vdekur

Një grua nga Çikago akuzohet se ka mbajtur trupin e pajetë të nënës së saj në një frigorifer për gati dy vjet, ndërsa vetë jetonte në një apartament aty pranë.

Trupi i të moshuarës Regina Michalski u zbulua këtë javë brenda një frigoriferi në garazhin pranë banesës së vajzës së saj.

Hetuesit besojnë se ajo vdiq në Mars të 2021-it ndërsa shkaku i vërtetë do të zbulohet pas ekspertizave mjekësore që duan kohë pasi trupi është totalisht i ngrirë.

Avokati i Eva, David Kelly kërkoi që e akuzuara të lirohej me kusht duke dhënë 20 mijë dollarë por një gjë e tillë u hodh poshtë nga gjykata.

Eva është dënuar më parë për falsifikim dokumentesh dhe hetuesit kanë dyshime se ajo po përfitonte nga sigurimet shoqërore të nënës së ndjerë duke mos e deklaruar të vdekur. Ajo që dha alarmin në polici për zhdukjen e së moshuarës ishte mbesa e saj, vajza e Eva Bratcher.

Të Fundit