Rama: Mosmarrja e vaksinës kineze dhe ruse nuk është çështje gjeopolitike

Kryeminstri Edi Rama në takimin që zhvilloi sot me qytetarët e Lezhës deklaroi që mosmarrja e vaksinës ruse apo kineze nuk është çështje gjeopolitike, por çështja është se nuk ka vaksina.

“Një gjë dua të shtoj ka shumë njerëz që kujtojnë se mosmarrja e vaksinës kineze dhe ruse nga ne është çështje gjeopolitike, nuk është kështu. Vaksinat nuk kanë dalë në treg që shkon atje dhe i ble. Vaksina nuk ka. Të gjitha janë me sasi shumë të vogla në raport me kërkesën”, u shpreh kreu i qeverisë.

“Kur Amerika nuk ka vaksina sot për të mundur të thotë që të japë qoftë edhe një dozë jashtë Amerikës, nuk i ka vaksinat stok, prodhon vaksinon. Nuk është vaksina kineze e dalë në treg dhe të shkojmë që ta blejmë. Nuk ka, lufta që bëhen, për të marrë ato që janë. Është një luftë e madhe”, tha ai më tej.

Teksa u pyet nga një qytetare nëse do të pranojë apo jo Europa vaksina ruse apo kineze, kreu i qeverisë u përgjigj: “Deri dje kënga ime thoshte që çdo bën vaki jeton në Tiranë, sot do të thosha që jetojmë ne Evropë. Evropa ka nisur të mendojë dhe disa vende si Gjermania, që është lokomotiva e saj, ka nisur të hapë dialogun me Kinën dhe Rusinë. Duket e pabesueshme por e vërtetë”.

Të Fundit