E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Rama merr çmimin në Itali, guvernatori: Një puliez me origjinë shqiptare

Gjatë fjalës së tij guvernatori Michele Emiliano në ceremoninë e 30-vjetorit të eksodit të shqiptarëve,  ka ktheyr në vëmendjen e të gjithëve momentet e para pas mbërritjes së emigrantëve të parë në Brindisi dhe ka vlerësuar mbi të gjitha kontributin e kryeministrit Edi Rama, në zhvillimin e vendit.

Emiliano i  ka dhënë kryeministrit Rama çmimin “Rrënja e Puglia-s”, duke e vlerësuar për kontributin e tij.

Guvernatori i ka treguar Ramës dhe rëndësinë e çmimit sepse ky është nhjë vlerësim që u jepet vetëm qytetarëve  të Puglia-s, e për herë të parë po i jepej një personi me origjinë shqiptare.

“Rreziku me fjalët është ndonjëherë përdorimi I tepërt e tyre, mospërputhja e asaj që thuhet dhe asaj që behët. Por në këto 30 vite ne kemi arritur të mbajmë fjalën tonë. Atë ditë isha në prokuror në Brindisi, rrugët ishn mbushur me njerëz të lumtur që kishin arritur në përfundim të një rrugë tejet të vështirë. Shihja qytetarë të Brindisit me ushqime në duar që u jepnin atyre që kishin ata. Në vizitën time të parë në Tiranë, me 20 karabinierë dhe eskortë vendase, Tirana dukej si vend i sapodalë ngal lufta. Tanimë po të shohësh qendrën e Tiranës, të ngjalle shumë emocion. Kryeministri Rama është nga ata njerëz që I ka treguar popullit se varfëria nuk mund të mposhtet nga shëmtimi I vendit. Kam ndjekur projektin e ngjyrave të Ramës që në kohën se nuk isha politikan. Rama  e urren Retorikën, por unë e ndjej që duhen thënë këto gjëra. Të kam ndjerë gjithmonë afër, kur ke bërë atë që mund të bëje, duke na ndihmuar me popullin tënd kur na ndihmua me mjekët. Për bashkëpunimet pas pandemisë dhe ataë që ndodh më tej. Ti ndihesh dhe je puljesz. Ne mënyrë të veçantë po I jepim një çmim një pugliezi me origjinë shqiptare.  Në emër të miqësisë së shqiptarëve dhe popullit të Puglia-s. Për të ndikuar në zhvillimin e dy rajonave tona dhe bërjen e tyre një faktor i rëndësishëm në Mesdhe”, tha Emiliano .

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑