E Diel, 22 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Rama mbledh qeverinë në Pogradec më 24 dhe 25 gusht

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ministrat në një retreat dyditor në Tushemisht të Pogradecit, më 24 dhe 25 gusht, përpara nisjes së sezonit të ri politik, bëjnë me dije burime për media.

Takimi është kërkuar nga vetë kreu i qeverisë dhe, siç është bërë traditë vitet e fundit, do t’i shërbejë analizës së punës së institucioneve dhe prioriteteve për periudhën në vijim.

Gjatë retreat-it, ministrat pritet të raportojnë mbi punën e kryer në dikasteret që drejtojnë, rezultatet e arritura dhe objektivat për muajt e ardhshëm.

Mbledhja në formatin e retreat-it zhvillohet zakonisht nga kryeministri Rama përpara nisjes së sesionit të ri politik.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑