Rama: “Like floririn” edhe Papë ta bësh prapë te zullumi kthehet

Kryesocialisti Edi Rama ka vijuar fushatën elektorale në Berat ku selia rozë kandidon me Ervin Demon më 14 Maj. Kryeministri Rama në fjalën e tij para mbështetësve të PS nuk la pas ironitë për opozitën.

“Le njëherë që nëse kanë pak mëshirë për atë gërdallë 80-vjeçare që vjen vërdallë sikur të ishte i marri i fshatit apo të ishte një e shastisur që është arratisur nga shtëpia publike dhe flet lart e poshtë çfarë i vjen për gojë s’do e votonin kurrë që ta ndihmonin që të rrinte në shtëpi. Unë ju them atyre të shtëpisë sime që po patë shenjën më të vogël që unë fillova mos më lini më të dal nga shtëpia sepse në atë moment njeriu vetë nuk e kupton se çfarë turpi është për familjen e vet, se çfarë turpi është për njerëzit që e kanë besuar dhe e kanë votuar.

 

Ne na duhet një PD që të jetë normale, por jo një faqe e zezë që vjen vërdallë. Se janë dhe ca të tjerë që thonë se ne jemi të vërtetët. Ata lëre, mos e pyet. Ia thashë atje, njëri triko leshi, tjetri lesh pa triko.

Tani vijmë tek Likja. Më fal Nasip se këtij vijon t’i vijë keq. Si mundet t’ju çojë në Skrapar faqen e zezë dhe t’ju thotë votoni këtë tani që Skrapari ka votuar për aq kohë sa e ka parë si një alternativë brenda tërë të majtës progresiste. Vërtetë ai u hohh në prehrin e atij tjetrit, por kur erdhi prapë nuk vajti me atë tjetrin, por me mua. Ju kujtohet apo jo? Se të kishte vajtur me atë tjetrin do ia kishin dhënë shqelmin që atëherë. Tani nuk mundet më të vazhdojë. Më vjen shumë keq sinqerisht, çdo gjë kemi bërë, unë e të tjerët për ta sjellë në rrugë të mbarë, por kur të zë zullumi poshtë nuk ka Kryetar Parlamenti e president, e Papë po ta bësh Liken, prapë tek zullumi do të kthehet. Më jo, se s’ka më iluzione”, u shpreh Rama.

Sipas Ramës, Sali Berishën dhe Ilir Metën i bashkon edhe “tmerri i madh i drejtësisë”.

“Tjetra që po ju them është që i bashkon përveç të tjerash, i bashkon një tmerr i madh sepse drejtësia thotë populli vonon, por nuk harron. Drejtësia në Shqipëri ka vonuar kaq shumë sa na ka bërë të tërëve të dyshuar që e vonojnë me qëllim. Por ama drejtësia e vonuar në Shqipëri ka çdo ditë e më pak shanse të harrojë dhe koha është çdo ditë e më e ngushtë për ata që na tregonin offshoret”, u shpreh Rama.

Të Fundit