Rama: Laçi është bërë qytet i ri, por duhet dhe mendësi e re

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot rindërtimin në Laç, kryesisht zonën e pallateve të reja.

Kryebashkiakja e Laçit, Majlinda Cara e ka informuar se po lidhet kontrata për të përmbyllur 209 pallate në gjithë Kurbinin për dëmtimet DS1 e DS3, ndërsa brenda shtatorit lidhen kontratat për 36 pallate me dëme DS4.

”Krahas lagjes së re, po mbaron faza e parë e riparimeve të vendbanimeve të përbashkëta. Jemi në lidhjen e ontratës për të përmbyllur 209 pallate në gjithë Kurbinin për dëmtimet Ds1 e Ds3. Brenda shtatorit lidhim kontratat për 36 pallate me dëme Ds4. është mbyllur gjithë projekti. Menjëherë më pas fillojmë punën për 36 pallate. Paralelisht kemi fillura dhe shtëpitë private. ”- tha kryebashkiakja.

Rama ndërkohë thekson se Kurbini është bërë qytet komplet i ri, por duhet dhe mendësi e re që qytetarët të kujdesen.

Ndërkohë Rama e kangritur në piedestal kryebashkiaken e Laçit, Majlinda Cara duke i thënë se atë që ka bërë ajo për Kurbinin nuk e ka bërë asnjë kryebashkiak tjetër për qytetin e tij.

”Ky është bërë qytet i ri komplet. Por duhet dhe mendësia e re bashkë me qytetin që të kujdesen. Sa ç’ke bërë ti për këtë qytet, s’ka bërë asnjë kryebashkiak tjetër për qytetin e vet. ”- shtoi ai.

Të Fundit