E Diel, 22 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Rama: Do lançojmë programin i ri kombëtar të Rilindjes Urbane 2.0, do të jetë ndërhyrje gjithëpërfshirëse

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka marrë pjesë në eventin për infrastrukturën nëntokësore në zonat urbane. Në fokus të këtij eventi ishte sistemimi i kabllove ajrore dhe strukturave të improvizuara që dëmtojnë pamjen e qyteteve, kalimi gradual drejt infrastrukturës nëntokësore dhe roli i bashkive në këtë proces.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh tani është e mundur që të pastohen qytet nga fijet e kabllove të cilat sipas tij pjesa më e madhe e tyre janë jashtë funskionit. Ai theksoi ndër të tjera së në muajin korrik do të prezantojnë një nismë të re lidhur me ujësjellës kanalizime teksa theksoi se do të jetë ndërhyrje gjithëpërfshirëse.

“Është tani e mundur qe të pastorjmë qytetet tona nga ato fije plastike merimangash të një kohe që ka pasur pasojat e veta në vazhdën e një zhvillimi që ishte i domosdoshem. Siç tregon edhe inventari, një pjesë e këtyre kabllove janë pa funksion si një shenjë e harrese dhe mungese së vëmendjes.

Përfitoj nga rasti të ndaj edhe një tjetër nismë të një përmase shumë të madhe të shtirë me natyre satragjike për komunitetet. Të cilën do ta lancojmë në një konferencë të pushtetit vendor në 10 ditëshin e parë të korrikut.

Behet fjalë për programin e ri kombëtar të rilindjes urbane 2.0. Një program që po përgatitet nga institucionet dhe në dialog me bashkitë nën kujdesin e ministit Demo. Është një program që synon të adresojë disa elemente që ka ardhur koha të marrin një drejtim shterues.

Të adresojë pjesët e mbetura të sistemit te painvestuara të cilat ndryshe nga çfarë hidhet e spërdridhet ne diskursin e përditshëm negativ, janë në fakt më pak sesa pjesë të investuara në sistemin ujësjellës kanalizimeve.

Programi do të adresojë nevojën për një ndërhyrje gjithëpërfshirëse dhe për ti dhënë përgjigje edhe nevojave te mbetura te paadresuara nga segmetet ende të munguara të rrjetit ujësjellës kanalizime”, tha ai ndër të tjera.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑