Rama: Brenda vitit të ardhshëm hyn në fuqi paketa e ndëshkimeve ligjore për ndotësit

Vitin e ardhshëm pritet të hyjë në fuqi një paketë e re ndëshkimesh drastike ligjore për hedhësit e plehrave rrugëve.

Ky lajm është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjete sociale reagoi ashpër në lidhje me rastet kur qytetarët hedhin në rrugë mbeturinat.

Ai theksoi se kështu prishet imazhi i vendit turistik.

Ndër të tjera ai ka falenderuar Bashkinë Gjirokastër dhe ARRSH që janë angazhuan në pastrimin e aksit Kardhiq-Delvinë që çdo ditë frekuentohet nga mijëra turistë.

“ShqipëriEPastër
Rrugët e reja janë për të shkurtuar distancat, jo për t’u kthyer në vendhedhje plehrash.

Faleminderit Bashkisë Gjirokastër dhe ARRSH që u angazhuan në pastrimin e aksit Kardhiq-Delvinë që çdo ditë frekuentohet nga mijëra turistë.
Dhe në këtë kthesë të madhe historike për turizmin e për ekonominë shqiptare, NE S’DO TË LEJOJMË QË SJELLJA E EGËR E NJË PAKICE INDIVIDËSH TË PACIPË, TË DËMTOJË SHQIPËRINË E RILINDUR TURISTIKE! NJË PAKETË E RE NDËSHKIMESH DRASTIKE LIGJORE PËR HEDHËSIT E PLEHRAVE RRUGËVE, DO TË HYJË NË FUQI MAKSIMUMI FILLIMVITIN E ARDHSHËM”, shkruan Rama.

Të Fundit