Meloni paguan faturën e italianëve që u larguan pa paguar nga restoranti në Berat

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e cila disa ditë më parë iu bashkua italianëve që po kalojnë verën në Shqipëri këtë vit, pagoi faturën për bashkatdhetarët e saj që u larguan nga një restorant në Berat pa paguar faturën, shkruajnë mediat italiane.

“Me rekomandimin e kryeministres, Giorgia Meloni, ne proceduam me shlyerjen e faturës së mbetur të papaguar nga një grup turistësh italianë në një restorant në qytetin e Beratit”, thuhet në shënimin e publikuar nga Ambasada në Tiranë. Italianët – vijon njoftimi për shtyp – respektojnë rregullat dhe shlyejnë borxhet e tyre dhe shpresojmë që episode të këtij lloji të mos përsëriten më.

Ambasada sqaron gjithashtu se “pagesa është likuiduar me fondet personale të kryeministres Meloni nëpërmjet Ambasadës, e cila është kufizuar në kryerjen fizike të pagesës”.

Të Fundit