E trishtë! E zuri korrenti teksa punonte në lavazh, humb jetën 15-vjeçari

Një 15-vjeçar ka humbur jetën këtë të Premte në Dimal të Beratit pasi ra në kontakt me korrentin, teksa ai punonte si ndihmës në një lavazh të zonës.

Lajmin e bën të ditur policia përmes një njoftimi zyrtar. Mësohet se në pranga është vënë pronari i lavazhit 37-vjeç.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 37 vjeç, banues në Dimal, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Mëngjesin e sotëm, në lavazhin në pronësi të 37-vjeçarit, një shtetas 15 vjeç, banues në Dimal, i cili punonte si ndihmës, në këtë lavazh, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë, ka humbur jetën. Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, vijojnë hetimet për të dokumentuar përgjegjësinë penale të shtetasit A. H”, thotë policia.

Të Fundit