Raketa kineze në rënie të lirë, ndryshon ora e rënies në tokë – Stop
Bota, Të Gjitha

Raketa kineze në rënie të lirë, ndryshon ora e rënies në tokë

Qendra amerikane për kërkime: Rënia e raketës në orët e fundit të së shtunës

Sipas një qendre amerikane për kërkim dhe zhvillim hapësinor, mbetjet e raketës kineze që ka dalë nga kontrolli pritet të bien në sipërfaqen e Tokës në orët e fundit të së shtunës ose në orët e para të së dielës.

Kjo qendër ka publikuar edhe një hartë me zonën e rënies së mundshme të raketës, në të cilën përfshihet edhe Ballkani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, organizata “Aerospace Corporation” tha se parashikimi më i ri nga Qendra e saj për Studime të Rihyrjes dhe Mbetjeve në Orbitë është që hyrja e raketës “March 5B” të ndodhë tetë orë më herët ose tetë orë më vonë se 6 e 19 minuta sipas ores tone lokale.

Në hartën me rënie të mundshme të raketës përfshihen pjesa më e madhe e Evropës, përfshirë Kosovën e Shqipërinë, territori i plotë i Azisë, pjesa lindore e Afrikës, Oqeani Indian, rreth gjysma e Oqeanit Paqësor, Australia me Oqeani dhe pjesa veriperëndimore e Amerikës Veriore, përfshirë Alaskën e ShBA-së dhe një pjesë të territorit të Kanadasë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *