“Lekët ose të vrava”, gruaja në Sarandë shkon të tërheqë para në bankomat, kërcënohet me jetë

Një qytetare në Sarandë është sulmuar ditën e sotme teksa ishte duke tërhequr një shumë lekësh në bankomat.

Bëhet me dije se një i ri, i pa maskuar, po me syze iu afrua dhe i vuri një thikë pas shpine, në një mënyrë për të mos u parë nga të tjerë, dhe njëherësh duke e kërcënuar që ajo t’i jepte lekët që do merrte nga bankomati, ose në të kundërt të bënte një tjetër tërheqje.

Sipas mediavei riu e kishte kërcënuar duke i thënë ‘o më dorëzo lekët ose të vrava. Do jetën apo lekët.’

“Në momentin kur po kryeja veprimet një i ri, pa maskë, por me syze u afrua dhe më vuri një thikë në ije, në një mënyrë për të mos u parë nga të tjerët. më kërcënoi që t’i jepja lekët që po merrja nga bankomati, ose të bëja një tjetër tërheqje. I thashë se nuk kam më shumë, kaq kam. Ndërkohë ai vazhdonte duke më thënë ‘o më dorëzo lekët ose të vrava. Do jetën apo lekët’”, deklaroi ajo në polici.

Qytetarja ka bërë denoncimin teksa është shprehur se personi ishte i panjohur për të. Policia po punon për identifikimin e autorit.

‘Me datë 08.05.2021, rreth orës 10:00, në lagjen nr.2, Sarandë, 1 person ende i paidentifikuar, pranë bankomatit të një banke, dyshohet se nën kërcenimin e një mjeti të mprehtë, ka tentuar t’i vjedhë një shumë parash shtetases A. N., 34 vjeçe. Nga ana e Policisë po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.’- njofton policia.

Të Fundit