Një 57 vjeçar duke montuar një pajisje në një subjekt privat ka rënë nga lartësia dhe si pasojë është dëmtuar.
57 vjeçari është transportuar në spitalin e Traumës.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:40, në lagjen “Partizani”, shtetasi I. Gj, 57 vjeç, banues në Vlorë, dyshohet se duke montuar një pajisje në një subjekt privat, ka rënë nga lartësia dhe si pasojë është dëmtuar.
57-vjeçari po transportohet në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore të specializuar.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.