Një elektriçist ka humbur jetën këtë të diele në fshatin Gështenjas të Pogradecit, teksa ishte duke punuar për riparimin e një defekti në rrjetin elektrik.
Viktima është identifikuar si 60-vjeçari Agim Beqiri, i cili dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë kryerjes së detyrës, duke pësuar dëmtime fatale.
Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme, nuk ka qenë e mundur shpëtimi i jetës së tij.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



