Ra aksidentalisht në ujë teksa po kalonte urën në Shkopet, vdes e moshuara

Një 86-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë aksidentalisht në ujë, ndërkohë që po kalonte urën në fshatin Shkopet.

Policia njofton se trupi i pajetë i të moshuarës është gjetur mesditën e sotme në ujërat e lumit Mat.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Njoftimi i policisë:

Mesditën e sotme, në ujërat e lumit Mat, është gjetur trupi i pajetë i shtetases D. Gj., 86 vjeçe, banuese në Shkopet, e cila dyshohet se ka rënë aksidentalisht në ujë, ndërkohë që po kalonte urën në fshatin Shkopet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të Fundit