Qytetarja 10 vite që vinte vërdallë nëpër institucione, me “magji” halli zgjidhet brenda javës!

Anila Maloku tregon, se ka shtëpinë e saj, por prej 10 vitesh nuk po merr certifikatën hipotekore. Anila thotë, se ka marrë lejen e legalizimit dhe e sorrollasin për certifikatën. Dosja më parë ka qenë në Fier, e tashmë ka kaluar në Lushnje, ku i thonë, se duhet të bëjë aplikimin nga fillimi, edhe pse ajo i ka përfunduar të gjitha procedurat.Anila është drejtuar në Kadastër, por nuk po merr zgjidhje, megjithëse lejen e legalizimit e ka marrë.Problematikën e saj e adresuam në Drejtorinë e Përgjithshme të Kadastrës, ku na shpjegojnë, se ndryshimet në sistem mes periudhës së aplikimit të parë dhe të fundit, që ka kryer, zonja kanë qenë pengesë teknike. Për një javë u premtua marrja e hipotekës dhe në fakt ashtu ndodhi.

Të Fundit