Në këtë kohë pandemie është shumë e vështirë, që të sëmurët me sëmundje të ndryshme të marrin shërbimin e duhur. Sofie Cecaj, me banim në zonën e Astirit në Tiranë, është drejtuar në redaksinë e emisionit Stop, pasi ka një problem me bashkëshortin e saj, i cili është rrëzuar në dhjetor 2019 dhe e kanë cuar në spitalin Ushtarak. Ai theu kockën e legenit dhe i vunë allci në pjesën e poshtme të këmbës. Pas tre muajsh duhet të shkonte të hiqte allcinë. Kanë shkuar në spital, por nuk u është përgjigjur, madje doktori nuk përgjigjet as në telefon.
- +355 67 220 8888
- [email protected]