Gazetari Baton Haxhiu thotë se protesta e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve është neveritëse.
Në emisionin “Opinion”, Haxhiu thotë se qytetarët duhet të kuptojnë krizën që është shkaktuar nga lufta Rusi-Ukrainë.
Ai theksoi se qytetarët në vendet e tjera në Europë nuk protestojnë pasi e kuptojnë situatën e vështirë për shkak të konfliktit.
“Në momente krize që me pasion të flet Rama se ai e ka pasiononte gjuhën kur shpjegon gjëra. Protesta është neveritëse dhe është jashtë konteksti dhe vetëm shikojeni 35 milionë evropian nuk kanë patur nxehje gjatë 2 muajve e fundit. Nuk janë ngritur në protestë për një arsye sepse e dinë kontekstin kohor të kësaj që po ndodh.”-tha Haxhiu.