Qytetarët i bashkohen nismave të Stop, dhurojnë karroca invaliditeti

Shumë qytetarë vazhdojnë t’i bashkohen nismës sonë, për të dhuruar karroca invaliditeti. Zonja Yllka thotë, se do të dhurojë një karrocë, që nuk është përdorur asnjëherë. Vera Huqi, në zonën e Qytetit të Nxënësve, ka kërkuar një karrocë dhe ne ia dhurojmë. Ajo tregon, se vuan nga nervi shiatik dhe nuk mundet të lëvizë, derisa të bëjë ndërhyrje. Në kuadër të festës së Bajramit “Stop” dhe një sipërmarrës shqiptar në Londër, Florenx Kullani, kanë ndihmuar 20 familje në nevojë. Familjet janë kryesisht në njësine 4, Bregu i Lumit dhe në njësinë 6.

Të Fundit