E Diel, 22 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit

QSUT, te onkologjiku mungon aciklavil venoz 4 korrik 2018

Një ditë më parë mediat ngritën shqetësimin e mungesës së përsëritur të herceptinës në QSUT. Por “Stop” tregon se në pavionin onkologjik mungon edhe aciklavili venoz.

Mjeku i thotë gazetares së emisionit “Stop” se medikamenti në fjalë është kërkuar disa herë, por nuk gjendet. Nga ana tjetër, me kamera të fshehtë provohet se aciklavili venoz gjendet në farmacitë private e mund të porositet e të blihet me para në dorë.

Qytetarja–Si kalon? Kam ardhur të pyes për një medikament, Aciklavil venoz..ka ardhur?

Punonjësja– Tek mjeku juaj do të interesoheni!

Qytetarja–Për këtë erdhi gjë…aciklavili venoz?

Mjeku– Nuk ka gjë. Kena bo kërkesë dhe për një fëmijë tjetër…mund të interesoheni tek Drejtoria, por nuk ka. Për ne, interesohuni, ankohuni, ne s’na prish kurrëfarë lloj pune. Ne nder na bëni! S’ka ma mirë! Është edhe një fëmijë poshtë, është bërë kërkesë edhe për atë dhe asnjë gjë s’është bërë!

Qytetarja– E kam problem, se kam frikë se më rishfaqet, se e ndjek me kimio.

Mjeku–Pse unë s’e di? Unë e di, e di…

Qytetarja–Më prishin terezinë e rrezeve.

Mjeku–Po e di moj, e di.

Qytetarja–Eee…

Mjeku–A më kupton? Çdo ditë kontaktojmë, dhe s’ka. Se shikojmë në sistem, a ka farmacia e spitalit…

Shkak për këto mungesa në medikamente është dështimi i tenderit të barnave dhe derisa kjo situatë të zgjidhet, barka e shpëtimit për këta pacientë janë farmacitë.

Qytetarja– Si je? A keni Aciklavil venoz?

Farmacisti 1– Venoz? Do ta gjejmë…sa të duhet?

Qytetarja–Sa kushton?

Farmacisti 1– 800 lekë një flakon.

Qytetarja– Aciklavil venoz?

Farmacistja 2– Sa të duhen?

Qytetarja–A keni?

Farmacistja 2–Po, kemi.

Qytetarja–Dhe sa kushton?

Farmacistja 2–Ëëë, mos gaboj 23 flakoni.

Qytetarja–23?

Farmacistja 2– Një flakon.

Qytetarja–Mijë lekë ?

Farmacistja 2–Po,23 mijë lekë.

Farmacisti 3- Si kalove?

Qytetarja–Si je?

Farmacisti 3–Mirë.

Qytetarja-Keni Aciklavil venoz?

Farmacisti 3–Kam…e di, që kam.

Qytetarja–Për 5 doza interesohem.

Farmacisti 3–I bie gati 11 mijë lekë ampula.

Qytetarja-5 copë?

Farmacisti 3–55 mijë lekë.

Ndërsa pjesa tjetër e pacientëve sytë nga tenderi…

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑