“Qendrat urbane do kenë ujë 24 orë”,Rama:Tirana i vetmi qytet problematik

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Lezhë ku ka bërë një takim me pronarët e bujtinave teksa gjatë fjalës së tij ka thënë se brenda vitit 2022 të gjitha qendrat urbane do të kenë 24 orë ujë.

“Brenda fundit të vitit 2022 të gjitha qendrat urbane të Shqipërisë do të kenë ujin e garantuar sepse të gjitha janë në kantier ose në ndërtim e sipër. I vetmi vend ku është problemi edhe më i madh është Tirana që mund të zgjasë deri në 2023. Për të pasur 24 orë ujë në të gjithë hapësirën e vet. Kam parasysh jo vetëm bashkitë brenda për brenda por edhe komunat më të populluara”, tha Rama.

Sipas Ramës Partia Socialiste do të vijojë të jetë në pushtet pas 25 Prillit, pavarësisht asaj që thonë kundërshtarët politikë.

“Ne do jemi në qeveri pavarësisht se çfarë thonë. Çdo gjë që themi sot nuk është më si në 2013. Ne kemi dhe gurin për ta hedh edhe arrën për ta vënë përpara. Kështu që prandaj nuk kemi program elektoral por plan. Të gjitha do t’I bëjmë sepse janë të planifikuara. Jo se mendojmë ne që do i bëjmë. Njerëzit mendojnë që në fushatë politikanët mashtrojnë, gënjejnë”, tha Rama.

Të Fundit