E Diel, 22 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Qëlloi me pistoletë manovër gjatë rrugës për në dasëm, procedohet 30-vjeçari në Kamëz!

Një 30-vjeçar është vënë nën hetim nga Policia në Kamëz, pasi dyshohet se ka qëlluar në ajër me një pistoletë të dyshuar manovër gjatë një ceremonie martesore.

Sipas njoftimit të Policisë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 po kryejnë veprimet hetimore në ngarkim të shtetasit me inicialet F. K., 30 vjeç.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur paraditen e sotme, në Kamëz, teksa 30-vjeçari po lëvizte në drejtim të Institutit.

Ai dyshohet se ka qëlluar në ajër me armën e dyshuar manovër, në rrethana që lidhen me zhvillimin e një ceremonie martesore.

Në vijim të veprimeve hetimore, Policia ka sekuestruar pistoletën e dyshuar manovër në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i janë referuar autoriteteve kompetente për vijimin e hetimeve.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑