Qëlloi me grusht shefin e policisë bashkiake gjatë mitingut, procedohet 49-vjeçari

Një incident ka ndodhur ditën e mërkurë gjatëë një takimi elektoral në qytetin e Lezhës. Përmes një komunikate për media, policia bën me dije se një 49-vjeçar, pjesëmarrës në mitingun elektoral, ka goditur me grusht në fytyrë drejtuesin e policisë bashkiake të qytetit. Policia ka nisur procedimi penal mbi personin që sulmoi shefin e policisë bashkiake, ndërkohë që hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për veprën “Goditja për shkak të detyrës”, për shtetasin A. Gj., 49 vjeç, banues në Lezhë, pasi ka kallëzuar shtetasi L. P., 47 vjeç, me detyrë shef i Policisë Bashkiake Lezhë, se dje, ndërkohë që ishte me shërbim gjatë një takimi elektoral, 49-vjeçari e ka goditur me grusht në fytyrë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të Fundit