Putin: SHBA-të pretendojnë se janë të dërguarit e Zotit në Tokë

Ka rifilluar fjalimi i presidentit rus Vladimir Putin në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg (SPIEF), i cili u shty për një orë për shkak të një sulmi kibernetik në sistemet SPIEF, sipas skynews.

Në atë që mund të jetë i pari nga një seri pretendimesh të çuditshme, Presidenti Vladimir Putin ka goditur SHBA-të. Sipas tij, Amerika vepron sikur ata nuk e kanë vënë re se ka vende të tjera më të fuqishme në botë.
Për më tepër, Putin tha se SHBA prentendon se ata janë të dërguarit e Zotit në Tokë.

SHBA shpalli fitoren në Luftën e Ftohtë si bëri Londra, dhe më vonë filluan ta mendojnë veten si perëndi në planetin Tokë, të cilët nuk kanë detyra, por vetëm interes”. Bota po sheh “ndryshime vërtet revolucionare në gjeopolitikë”, u tha ai pjesëmarrësve në Forumin Ekonomik të Shën Petersburgut.

Do të ishte gabim të mendojmë se gjatë këtyre ndryshimeve të trazuara, gjithçka do të jetë ashtu siç ishte. Duket sikur elitat në pushtet të disa vendeve perëndimore po punojnë pikërisht nën këto iluzione për të injoruar realitetin, duke luajtur vazhdimisht me fantazmat e së kaluarës,” tha Putin.

Ata mendojnë se dominimi i perëndimit dhe i politikës dhe ekonomisë globale është konstante – por asgjë nuk është e përjetshme.

Të Fundit