Putin paralajmëron kundërshtarët e Rusisë: Do “t’u hiqen dhëmbët”.

Presidenti rus paralajmëroi të enjten se ata që sulmojnë vendin do “t’u hiqen dhëmbët”.

Vladimir Putin po fliste në një takim qeveritar kur bëri komentin e fortë duke thënë se armiqtë e Rusisë po kërkonin të “kapnin krahët e saj” sa herë që kombi bëhej më i fortë.

Ai nuk i përmendi me emra kundërshtarët e vendit, por theksojmë se kjo vjen në një kohë të marrëdhënieve të vështira të Rusisë me Perëndimin.

Putini shtoi se “të gjithë duan të na kafshojnë diku ose të na kafshojnë diçka. Por, ata që do ta bëjnë atë, duhet ta dinë që ne do t’u heqim dhëmbët në mënyrë që ata të mos kenë mundësi të kafshojnë”.

“Ishte e qartë dhe çelësi i kësaj është zhvillimi i forcave tona të armatosura. Por unë do të doja të theksoja edhe një herë se ne nuk po shkojmë në rrugën e militarizimit të ekonomisë sonë”, u shpreh ai më tej.

Putin gjithashtu vuri në dukje se përpjekjet e huaja për të mbajtur Rusinë datojnë shekuj me radhë.

Të Fundit