“Puthin COVID në buzë’’, Rama për opozitën: Policia nuk futet në luftë me të papërgjegjshmit, kanë treguar se mund bëjnë shumë më keq

Kryeministri iShqipërisë, Edi Rama ka komentuar sërish tubimet e opozitës, kësaj radhe nga Shkodra, duke lënë të nënkuptohet se Policia nuk ka për të ndërhyrë kur thyhen rregullat anti-Covid.

Rama thotë se Policia nuk do të futet në luftë me simpatizantët e opozitës, të cilët i quan të papërgjegjshëm pasi mund të bëjnë shumë më keq.

Për Ramën, ata kanë dalë për të ‘puthur’ COVID-19 në buzë teksa uron që po të njëjtët njerëz mos shtrohen nëpër spitale.

‘’Rrafshi, rrafshi, moral, rrafshi mendor, rrafshi në çdo aspekt, dhe që sot është katandisur me një lloj qënie që s’ka as karakter, se të paktën, pavarësisht se Saliu nuk diskutohet që ka ato që ka, ishte me karakter, i mbrapshtë, por karakter. Port ë jesh me PD e Lulit, Mediut, Dash Shehit, Gon Dukës, Vangjel Dules, Shpëtim Idrizit, Kryemadhit, Ilir Metës, e të pretendosh se po mbron aristokracinë shkodrane, ky është fundit. S’ke ç’flet e diskuton.

Është të ulesh në gjunjë e ti kërkosh ndjesë atyre që kanë bërë Shkodrën, e rrotullohen në varr sa herë dëgjojnë një nga këto emra.

Ca ti thuash këtyre, që sot në kulmin e një luftë për shëndetin e jetën, kur ne për fat të mirë ia kemi dalë të hymë në procesin e vaksinimit, këta vijojnë si në ’90, me dy fishta, makina, flamuj, duke u mbledhur, e duke puthur në buzë COVID-19.

Lideri i tyre rri mbi makinë, e pabesueshme, infektim masiv. Uroj me zemër mos përfundojnë në spitale. Se aq i duhet COVID sa të vijë të të kapi fytin.

Por llogaria është se punë e madhe për këta, e kuptoni çfarë janë këta. Në boshllëk. Janë bosh. Nuk duan t’ia dinë fare. Unë i kuptoj shumë mirë kur thonë njerëzit shteti duhet të veprojë, policia duhet të ndërhyjë. I kuptoj shuëm mirë. Policia ka të drejtë, sepse ka të drejë kur thonë nëse reagojmë ne ndaj kësaj që bëhet, ata e kanë treguar që bëjnë shumë më keq. Policia s’mund të futet në luftë me të papërgjegjshmit. Kanë dalë rrugëve e duan të marrin drejtimin e shtetit. Të verbërit, i mbledhin dhe del gjoja Luli nga makina e bën aty një dasëm spontane, i mungon vetëm dajreja mbi makinë. Ka dalë kërkon nuse, dhe e kanë nxjerrë në fakt, e kanë nxjerrë, nusja është Shqipëria. Për placckë. Sicc ka ndodhur Shqipëria. Luli është vetëm Gjinua i asaj përrallës. Se shkjesësit e vërtetë janë Iliri, Saliu e Monika.

Çfarë do të bëjnë ata, do të bëjnë atë që kanë bërë gjithmonë. S;kanë dhënë asnjë shenjë kritike për atë që kanë bërë.

Gogoli i Lalzit, gogoli dixhital bën propagandë për të future panik për vaksinat që qenkan vdekjeprurëse, që Kina na paska çuar letër, do vdesin njerëz. Kanë ardhur nga Serbia.’’- tha Rama.

Të Fundit