Basha me pedagogët dhe mësuesit në Korçë: PD, partia që lindi nga universiteti – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Basha me pedagogët dhe mësuesit në Korçë: PD, partia që lindi nga universiteti

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha po zhvillon ditën e sotme një takim me mësues dhe pedagogë të Korçës.

Gjatë fjalës së tij ai theksoi se PD-ja është një parti që ka lindur nga universiteti, apo dhe studentët dhe se vijon me këtë traditë.

Basha tha se me ardhjen e PD-së në pushtet, synon që të zerojë tarifat për arsimin bachelor dhe master për ata studentë që vijnë nga familje poshtë të ardhurave nën 600 mijë lekë.“Faleminderit për këtë takim. Jemi përballë Mësonjëtores, që është simbol kombëtar, që i takon gjithë kombit tonë. Është moment i veçantë që ndodhem në prani të pedagogëve të universitetit të Korçës. PD ka lindur nga universiteti, nga pedagogët e studentët. Këtë traditë ka vijuar ta mbajë. Në Këshillin tonë Kombëtar, një në tre anëtar është pedagog. Krenohem me faktin se një parti e tillë, bazohet tek kjo kategori. Ne jemi vendi me buxhetin më të ulët për institucioneve publike në Ballkan. Ne përfitojmë më pak se çdo vend i Ballkanit për t’iu ardhur në ndihmë Universiteteve, apo pedagogëve. Me dyfishim të buxhetit synojmë të zerojmë tarifat për arsimin bachelor dhe master për ata studentë që vijnë nga familje poshtë të ardhurave nën 600 mijë lekë. Universitetet nuk mund të qëndrojnë si kulla të fildishta, të shkëputura nga realiteti i tregut të punës. Është roli i qeverisë që të sigurojë trekëndëshin, universitet- treg pune dhe studentë.”, tha Basha.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *