Pushtim i hapësirës publike, sekuestrohen 20 çadra dhe 40 shezlongë në plazhin “Pasqyrat”

Në plazhin e quajtur “Pasqyrat” në Sarandë janë sekuestruar 20 çadra dhe 40 shezlongë, të vendosur nga qytetari me iniciale F.M., pa lejen e bashkisë.

Sekuestrimi i çadrave dhe shezlongve ka ardhur në kuadër të operacionit policor të koduar “Plazh i lirë” me qëllim lirimin e hapësirve publike në plazhe.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. M., për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve”.

Policia njofton se pperacioni “Plazh i lirë”, vijon dhe do të shtrihet në të gjithë vijën bregdetare të rrethit Sarandë

Të Fundit