“Punova gjithë jetën, tani më mohojnë pensionin” qytetarja në pikë të hallit denoncon

 

Xhumaje Hasa nga Kamza, tregon, se në vitet 1979 deri në 1991 ka punuar në kooperative bujqësore në Bovillë, ku i del mbiemri Jahi, pasi fisi i burrit të saj njiheshin me këtë mbiemër. Por në letra mbiemri ishte Hasa.Këtë fakt e pohon edhe ish-brigadieri Xhemal Lila, i cili pohoi, që zonja ka punuar bashkë me të në kooperativë dhe në të vërtetë ata njiheshin me 2 mbiemra. Për shkak të këtij problemi, zonja ka marrë përgjigje nga 2 komisionet për ndryshimet në ligjin e pensioneve për periudhën para ’94-ës e në këtë mënyrë, zonja duhet të bëjë procedurat për të përfituar kontributin e pleqërisë.

Të Fundit