Publikoi video të pacienteve nga Gjinekologjia, arrestohet anestezisti në Tetovë

Policia e Tetovës ka arrestuar të premten pasmesnate një mjek anestezist në Spitalin e Tetovës, pasi kishte xhiruar një video nga Reparti i Gjinekologjisë, të cilën më pas e kishte postuar në rrjetin e videove të shkurtra TikTok.

Arrestimi i mjekut është bërë pas denoncimit të bërë nga drejtori i Spitalit klinik të Tetovës, Pëllumb Vela.

Ai e ka cilësuar publikimin e videos si “të papranueshme”.

“Ky veprim për ne është i pakuptueshëm. Dënojmë çdo sjellje joprofesionale të stafit mjekësor ndaj pacientëve”, ka thënë për TV21, drejtori i spitalit, Vela.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, anesteziologu (V.D) 43 vjeç, është ndaluar në fshatin Odër të Tetovës.

“Për rastin është njoftuar prokurori publik, dhe pas dokumentimit të tij do të merren masa adekuate”, është thënë në njoftimin e Policisë.

Të Fundit