Në protestën e sotme të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha për ardhjen e Presidentit AleksandërVuçiç në Tiranë disa të rinj dogjën dhe grisën flamujt serbë të vendosur përreth kryeministrisë.
Këto incidente kanë sjellë edhe reagimin e kryeministrit Edi Rama.
Teksa ka publikuar videon në rrjetet sociale, ku një i ri protestues shaqet kur ngjitet në shtyllë dhe nga aty rrëzohet në tentativë për të hequr një flamur, Rama i quan të marrë ata që e kanë cilësuar si tradhtar lidhur me pritjen që ai po bën për Aleksandër Vuçiç.
“Unë tradhtar dhe ky patriot i bie apo jo? Zot ruaje Shqipërinë nga të marrët”, shkruan Rama në videon e postuar në “Tik Tok”.
@ediramatiktok Unë tradhëtar dhe ky patriot i bie apo jo😂 Zot ruaje Shqipërinë nga të marrët🙏