Protesta/ Rama: Ata që dalin me X5 në rrugë, se kanë pagën 300 mijë lekë

Pas dy ditësh protestë nga qytetarët, kryeministri Edi Rama ka prezantuar masat e para për të mos lejuar rritjen e çmimit të karburantit.

Rama tha se shteti do të vendoset në ndihmë të biznesit të vogël dhe familjarëve, por shtoi se ata që kanë makinë, do të mbajnë një barrë më të madhe se sa ai që nuk e ka një të tillë.

Kreu i qeverisë u ndal dhe tek protesta, duke thënë se rrugët janë bllokuar nga qytetarë me “X5”, për të cilët tha se ata nuk kanë rrogë të ulët dhe nuk janë njëlloj si pjesa tjetër e qytetarëve që sipas tij, do të ndihmohen nga qeveria.

“Ato që janë të zëshëm protestojnë për naftën, por më e rënda është kriza e energjisë që po konsiderohet si pandemia e re. Kjo qeveri e ka deklaruar qysh në krye të herës se jemi përballë në krize. Tani jemi në zemrën e krizës dhe që ne do i vendosim mburojë mbrojtëse familjarëve dhe bizneseve të vogla, për të mos lejuar që rritja çmendurakë e çmimeve të bie mbi ta. Sot nëse çmimi i energjisë do të jetë ky që është sot, pra nga 52 euro për megavat orë, 550 euro për megavat orë nga ku ne jemi të detyruar të importojmë, do të na duhen 640 mld ekstra deri në fund të vitit. Këtë po bën kjo qeveri. Është për të qeshur e qarë kur kjo merret si diçka që është e mirëqenë, e shumëkush thotë na trego energjinë, por shiko naftën. E tregoj energjinë sepse nëse ne do të rrisnim cmimin e energjisë do të preknim pjesën më vurneabël të shoqërisë që nuk kanë makina. Do të preknim fermerët, pensionistët, do të preknim familjet në ndihmë ekonomike. Do të preknim qindra e mijëra njerëz dhe do të preknim motorin e vetëpunësimit, biznesin e vogël. Ne këto nuk i prekim. Nëse çmimi i energjisë do të kthehet para luftës, aty ku ishte do të na duhen mbi 250 mln ekstra. Nuk shikohet kjo pamje duke u fokusuar te taksat e naftës. Është e vërtetë që kemi te struktura e çmimit të naftës një ngarkesë ekstra që të tjerët nuk e kanë, ndaj është çmimi më i lartë. Por të tjerët nuk e kanë zero tvsh për biznesin e vogël, nuk i kanë kaq të ulta saç i kemi ne taksat për pagat. Të tjerët nuk i kanë kontributet shoqërore dhe shëndetësore si ne, më të ultat në rajon. Të tjerët kanë të ardhura nga ngarkesa fiskale më e madhe mbi individin dhe biznesin e vogël. Të tjerët nuk paguajnë 45 mln dollarë në vit, për të kompesuar faturën e energjisë të familjeve në nevojë, siç paguajmë ne. Shifër që sot është shumë më e lartë se kaq për shkak të krizës. Është e rëndësishme që të gjithë të jenë të vetëdijshëm se këtu, si në të gjithë fillin e arsyetimit tonë qeverisës, kush ka më shumë mundësi do të mbajë më shumë barrë, e kush ka një makinë do të mbajë më shumë barrë se ai që nuk ka asnjë veturë. Ata që dalin me x5 dhe bllokojnë rrugën se kanë pagën 300 mijë lekë. Do të shohim se si të kompensojmë fermerët. Është rritur çmimi? Po, kemi vendosur që fermerëve t’u japim naftë pa taksa”,-tha Rama.

Të Fundit