Policia e Durrësit arreston qytetarët që protestuan kundër rritjes së çmimeve

Teksa qytetarët kanë paralajmëruar protesta të tjera kundër rritjes së çmimeve, Policia ka nisur të arrestojë personat që kanë qenë të pranishëm në protestën e pasdites së djeshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka dalë sot në një njoftim zyrtar për protestën në qytetin bregdetar, ku konfirmoi arrestimin e dy protestuesve, ndërsa ka nisur procedimi për 50 qytetarë.

Personat e arrestuar, shtetasit me inicialet E. S., 21 vjeç dhe A. B., 33 vjeç, banues në Durrës akuzohen për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, kryer në bashkëpunim.

Të Fundit