Protesta para Parlamentit, Spiropali: Nuk duhet të merremi me protestuesit, por me veten

Në një kohë kur qytetarët po protestojnë para godinës së Kuvendit, deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka theksuar se institucionet duhet të përqendrohen te puna dhe ofrimi i zgjidhjeve konkrete për problematikat e qytetarëve.

Sipas saj, debatet politike nuk duhet të zhvendosin vëmendjen nga përgjegjësitë kryesore që ka Kuvendi si institucion ligjvënës.

“Ne kemi punën tonë, të reflektojmë, të dëgjojmë dhe të ofrojmë zgjidhje. Nuk duhet të merremi me protestuesit, por me veten”.

Ajo shtoi se thelbi i punës parlamentare duhet të mbetet shërbimi ndaj qytetarëve dhe adresimi i shqetësimeve të tyre.

“Është e rëndësishme që Kuvendi të përdoret për të folur për njerëzit, për shqetësimet e tyre, për të ofruar zgjidhje, për të parë më shumë nga vetja. Secila forcë politike në atë Kuvend duhet të bëjë analizën e vetes”- tha Spiropali.

Të Fundit