Protesta në Vlorë për orarin e muzikës,gjobitet lokali,procedohen 3 pronarë

Pas protestës së pronarëve të bizneseve ne Vlorë për heqjen  e orës policore, autoritetet kanë marrë masa ndëshkimore.

Policia bën me dije se administratori i një lokali është gjobitur dhe 2 të tjerë janë proceduar penalisht.

Përmes një njoftimi për mediat, uniformat blu sqarojnë se është gjobitur me 1.000.000 lekë K. Xh., pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për mbylljen e muzikës, duke vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Po ashtu janë proceduar dhe S. Xh. sepse nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për mbylljen e muzikës dhe E. T. pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë gjatë ushtrimit të detyrës.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme një pjesë e biznese në Lungomare kanë protestuar kundër masës për ndalimin e muzikës pas orës 22:00 dhe kanë vendosur njëkohësisht himnin kombëtar.

Të Fundit