Kim Jong-un: Kush vishet dhe qethet si Koreano Jugor, pushkatohet

Kim Jong-un ka kërcënuar të rinjtë në Korenë e Veriut të ndalojnë përdorimin e zhargonit nga Koreja e Jugut pasi në të kundërtën do të përballen me sanksione të ashpra.

Media shtetërore e Koresë së Veriut gjithashtu i ka nxitur të rinjtë kundër shfaqeve të modës, modeleve të flokëve dhe muzikës së Koresë së Jugut, pasi i konsideron si të papërshtatshme, raporton BBC.

Të gjitha ndalimet janë pjesë e një ligji të ri gjithëpërfshirës që kërkon të shfarosë çdo lloj ndikimi të huaj, me dënime të ashpra.

Ata që gjenden në kundërshtim me ligjin mund të përballen me burg ose edhe ekzekutim.

Gazeta Rodong Sinmun paralajmëroi të rinjtë për rreziqet e ndjekjes së kulturës pop të Koresë së Jugut.

“Depërtimi ideologjik dhe kulturor nën tabelën me ngjyra të borgjezisë është edhe më i rrezikshëm se armiqtë që marrin armë,” lexohej në artikull.

Qytetarëve u është thënë të mendojnë dy herë para se të përdorin fjalë nga dialekti i Koresë së Jugut. Sipas tyre gjuha koreane e bazuar në dialektin e Penianit është superiore ndaj varianteve të tjerë.

Ndikimi i huaj shihet si një kërcënim për regjimin komunist të Koresë së Veriut dhe është udhëheqësi Suprem, Kim Jong-un, i cili kontrollon gjithçka.

Të Fundit