E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për në Tiranë, ku shpjegoi përmbajtjen dhe thelbin e diskutimeve.

Rama e cilësoi protestat e zhvilluar në Tiranë si një “dhuratë”, duke thënë se Shqipëria nuk ka pasur opozitë dhe se protesta ishte një zë qytetar që tregoi nevojën për përmirësimin e qeverisjes.

Sipas Ramës, qytetarët dhe qeveria do të dalin më të fortë nga kjo situatë, pasi ajo ka shërbyer si një shtysë për një qasje të re të qeverisë.

“Protesta për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka pasur opozitë. Ishte një meritë e asaj proteste që ne të dëgjonim një zë qytetar që thotë se sot ne meritojmë më shumë”, u shpreh Rama.

Kryeministri tha se gjatë takimit u diskutua për qasjen e re të Partisë Socialiste në territor dhe risitë e vitit të dytë të mandatit, ndërsa një nga programet më të rëndësishme do të jetë ai i strehimit.

Rama u ndal edhe te dokumenti “Besa”, të cilin e cilësoi tashmë një koncept të konsoliduar në marrëdhënien shtet-qytetar. Ai tha se “Besa” përfaqëson besimin, empatinë, shërbimin dhe angazhimin.

Në këtë kuadër, Rama foli për “Pasqyrë Albania”, të cilën e cilësoi si bazën e re teknologjike të marrëdhënies mes qytetarit dhe shtetit. Sipas tij, qytetari do të ketë mundësi të informohet në kohë reale për punën e institucioneve dhe statusin e kërkesave të tij.

“Hallin apo kërkesën e qytetarit e konceptojmë si një letër, si një pako, statusi i së cilës ndiqet në kohë reale dhe që mbart edhe përgjegjësi e afate”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se platforma do të mundësojë gjithashtu ndjekjen e projekteve publike, duke dhënë si shembull rrugët, për të parë se kush po i realizon, pse mund të vonohen dhe në çfarë faze ndodhen.

Në fund, Rama tha se gjatë takimit u diskutua edhe për një sërë programesh që prekin sektorë të ndryshëm, përfshirë shëndetësinë dhe arsimin, si dhe për një plan për rritjen e transparencës lidhur me çmimet e ushqimeve bazë.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑