Projekti në Butrint/Arkeologu Baçe: Qesharak, do e menaxhojë një anti-shqiptar

Në Kuvendin e Shqipërisë do të zhvillohet sot debati për miratimin e projektit të Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërsa jashtë Parlamentit u zhvillua një protestë nga shoqëria civile.

Këto të fundit janë shprehur kundër këtij projekti dhe pjesë e kësaj proteste ishte dhe arkeologu Apollon Baçe.

Në një prononcim për mediat, arkeologu Apollon Baçe është shprehur se ky projekt është qesharak dhe se në krye të fondacionit që do ta menaxhojë do të jetë një anti-shqiptar.

“Nuk lejohet asnjë lek më tepër të futet në Butrint. Këto janë lek që do të përdoren për disko bare dhe restorante dhe në 1/3 do ta paguajë populli. Nuk ka ndodhur ndonjëherë tjetër që një ligj të bëhet në porosi të një fondacioni të caktuar. Këtu do kemi një përfitim që do ti kalojnë komplet fondacionit amerikan. Nuk ka të bëjë shteti shqiptar, por nëpërmjet në Fondacioni, në krye të të cilit është një anti-shqiptar, plani i këtyre është plani më qesharak. Kjo do të kthehet në një qendër diskosh. Ato lekët që do të futen janë taman lekë për baret”,- tha arkeologu Baçe.

Të Fundit