Gjermanët detyrohen të mbyllin macet e tyre në shtëpi ose do të gjobiten deri në 50 mijë euro – Stop
Bota, Të Gjitha

Gjermanët detyrohen të mbyllin macet e tyre në shtëpi ose do të gjobiten deri në 50 mijë euro

Macet do qendrojnë në ambiente të mbyllura të paktën deri në fund të gushtit, për të mbrojtur një zog të rrallë gjatë sezonit të riprodhimit.

Ky është vendimi që kanë marrë, siç raportojnë media të ndryshme, autoritetet e qytetit Walldorf, në Gjermaninë jugperëndimore.

Zogu që duhet mbrojtur është një specie e rrallë, i cili e bën folenë e tij  në tokë dhe për këtë arsye gjuhet lehtësisht nga macet. Duke qenë se riprodhimi i këtij shpendi është ulur në mënyrë drastike në dekadat e fundit, administrata ka vendosur të nxjerrë këtë urdhër, i cili do të përsëritet për tre vitet e ardhshme, sërish gjatë sezonit të shumimit të larqit.

Nëse macja gjendet duke bredhur jashtë, pronari rrezikon një gjobë prej 500 eurosh, nëse në vend të kësaj kapet duke vrarë këtë specie shpendi, dënimi mund të shkojë deri në 50 mijë euro.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *