PROFIL/ Baxho në bunker, 30 vite prodhim, shuplaka që i dha ligji i etiketave.

PROFIL/ Baxho në bunker, 30 vite prodhim, shuplaka që i dha ligji i etiketave. Bunkerët kanë qenë ndoshta investimi i vetëm më jetëgjatë i qeverisjes në diktaturë. Rreth 100 mijë bunkerë, të mëdhenj e të vegjël, ishin trilli i atij regjimi se do arrinte të ndalte forcat pushtuese. Si për të plotësuar gjithë atë ëndërr fortese, kudo lexoje nëpër mure “Gjithë populli ushtar”. Dhe jo pak besonin se këto bunkerë do të ishin rojtarët tanë përballë armëve që përdote NATO si aleancë ushtarake. Por në vitin 1990 ky mur i gënjeshtër ra brenda ditës dhe bunkerët u dukën si pushtuesit e vërtetë të tokave në të gjithë vendin. Disa fermerë vendosën vetë t’i zhduknin. Por, duket se jo të gjithë i panëkëto bunkerë si pengesë. Këtë vendmbrojtje imagjinare, dy motrat dhe dy vëllezërit Meshini, banues fare pranë Këlcyrës, e panë si bazën e trashëgimisë së tyre për prodhimin e bulmetit. Duke përdorur idenë e të atit, që njihej si një nga mjeshtrit e baxhove, ata e kthyen, në vitin 1993, këtë vend të mbrojtjes imagjinar në një oaz të bulmetit. Madje, një baxho që nuk solli ushqim, por edhe një tërheqje për turistët, që veç djathit të famshëm kalonin edhe nëpër një pjesë të historisë së dikurshme. Pse në bunker?- mund të pyesin sot shumë njerëz që shohin baxho moderne. Familjarët tregojnë se nuk kanë patur një ndërtesë të mirfilltë dhe babai kishte punuar në fshat, Malshovë. Ishte një ide që në fillim u paragjykua por që sot rezulton frytdhënëse. Bunkeri ka një sipërfaqe rreth 25 m2 dhe trashësia e mureve është rreth 140 cm, dhe në mungesë të frigoriferëve të duhur për këtë zanat, kjo “ndërtesë” ishte “frigoriferi natyral”. Më pas, duke parë se përveç prodhimit aty, turistët kishin edhe shumë pyetje, familjarët vendosën t’i jepnin pamjen e një muzeu të vogël, duke vendosur sende shumë të vjetra si: armë, djep apo këmborë.Në 30 vite familjarët Meshini kanë prodhuar 6 produkte të kërkuara nga vizitorët: djathi i bardhë dhie, djath i përzier dele dhe dhie, djath dele, djath kackavall, gjiza, gjalpi. Sipas njërit prej fëmijëve, Altin Meshini, siguria ushqimore është përmirësuar mjaftueshëm, por problemi është sa zbatohen ligjet, pasi ne nuk kemi problem me mungesën e legjislacionit.Ligji i ri i etiketave, i miratuar në vitin 2020 sigurisht rëndoi bizneset e vogla ku ndër to ishte edhe Punishtja e tij. Altini është ai i cili u ndëshkua nga ky ligj. Askush nga autoritetet nuk e kish informuar. Në njoftim përcaktohej ndryshimi, analiza që do të kryhej, por ku? Kjo nuk dihej. Në janar 2021, kur po qarkullonte edhe vaksina e Covid 19, punonjësit e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) dolën në terren dhe mes turistësh ndaluan në punishten e Altinit, për të pyetur për etiketat e reja. Nuk ishin bërë në kohë edhe pse Altini po vazhdonte po prodhonte. GJOBË! Plot 50.000 lekë. ‘Covidi na solli probleme sepse ishte viti i pandemisë dhe ne jemi një cikë sezonal. Kur jemi në sezonin e punës kujtohemi, kur nuk jemi në sezonin e punës i harrojmë. Është edhe defekti jonë, patjetër…’ Ndryshimi i ligjit u miratua në vitin më të vështirë dhe po në këtë vit sigurisht u kërkua rigorozitet dhe përgjegjshmëri ndërkohë që të gjithë ishin të izoluar.Përvec kësaj, shkoi të bëntë analizat e produkteve tek laboratori privat Noval, e mësuar kjo nëpërmjet koelegëve. Shuma e paguar përvec gjobës ishte 214 mijë lekë të reja.Në fakt jemi dy vite më vonë dhe e pyeta Altinin se sa herë duhet bërë kjo analizë? Përgjigja ishte: Nuk e di!. I thashë ‘Mos duhet bërë çdo vit?’ Mu kthye ‘Nëse analiza do të duhet të bëhet cdo vit do të mbyllim punishten’ Nëse unë si biznes i vogël zbatoj 99% të rregullave të vendosura dhe sigurisht harroj dicka që bëhët fjalë tek letrat penalizohem. Të tjerët që nuk ofrojnë sigurinë ushqimore dhe me dokumenta janë të rregullt, për ata bëhet një sy qorr’. Ndryshimi i fermerit të qumështit pasi ke bërë analizën nuk është një problem thotë ai, pasi qumështi duhet marrë brenda disa parametrave, por ka një problem tjetër. ‘Babai e zgjodhi këtë vend pasi ishte në vendodhjen eduhur mes disa fshatrash, i aksesueshëm që fermeri të sillte qumështin. Sot më duhet të shkoj unë ta marr atë pasi nuk më vjen sepse kanë shpenzime, thonë!’‘Në një bisedë me një mikun tim, më thotë që kam marrë një djath shumë të mirë, ka të njëjtën shije gjithmonë. Djathi origjinal nuk ka asnjëherë të njëjtën shije sepse ndryshon aciditeti i qumështit. Një ditë qumështi mund të vijë me pak aciditet dhe produkti nuk del njësoj me atë që u bë dje, me qumësht pak më të ëmbël. S’ka shanse! Prandaj dhe ky ligj nuk ka kuptim.’ ‘Të kesh një Institut, të kesh një laborator, të investojë shtet këto dhe pastaj të shkosh në privat, kjo më bën cudi. ‘Do isha dakord që me këtë çmim ta bënte AKU dhe i’a jepja lekët shtetit. Ky është handikapi për mua. Kur bëhet tek AKU e para ti je drejtpërdrejtë, e njeh më mirë si prodhues, nuk gënjen dot për produktin. Laboratori privat sipas tij nuk ka njerëzit e duhur të terrenit. Mund të ketë kushte të mira,janë të rregullt, ama nuk ka ekspertë.

Nga Violeta Lito

Të Fundit