Bypass-i Vlorës do të jetë plotësisht gati në javën e parë të muajit korrik.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se aksi ka qenë problematik për shkak të përbërjes gjeologjike të rrugës.
Por, ajo garantoi se në nisjen e sezonit turistik aksi do të jetë gati për të përballur fluksin e turistëve që vizitojnë jugun e Shqipërisë.
“E pashë sot, duket një mision i pamundur për t’u dorëzuar në fund të qershorit dhe javën e parë të korrikut, ku zyrtarisht fillon sezoni veror. Nuk kemi më as mundësi për të kohëm, as afatet, duhet performuar sipas kontratës, kështu që unë pres që pres javën e parë të korrikut të kemi mundësojmë këtë rrugë zyrtarisht dhe të përfunduar”, tha Balluku