Gjykata e Lartë e Italisë vendosi sot se në kartat italiane të identitetit do të kthehet emërtimi “prind”, në vend të “baba” ose “nënë”, për të parandaluar diskriminimin ndaj çifteve të të njëjtit seks.
Gjykata e Lartë e Kasacionit në Romë ka gjykuar se përdorimi i termave baba dhe nënë është “diskriminues ndaj çifteve të të njëjtit seks”, transmeton Ansa.
Kështu, gjykata rrëzoi ankimin e mëparshëm të Ministrisë së Brendshme të Italisë.
Italia kohët e fundit miratoi një ligj që ndalon zëvendësimin, për të cilin kritikët pretendojnë se i pengon çiftet e të njëjtit seks të bëhen prindër.
Gjithashtu, çifteve të të njëjtit seks u ndalohet të birësojnë fëmijë në Itali, por nuk ka kufizime ligjore për kujdestarinë.