“Prindërit të shohin me kë shoqërohen fëmijët” Apeli i babait të 18-vjeçares që u dhunua për vdekje nga bashkëjetuesi: Vajza ka qenë nën presion, por…

Dy ditë pas krimit të rëndë në Ferizaj të Kosovës, ku një 18-vjeçare u dhunua për vdekje nga bashkëjetuesi i saj, ka reaguar edhe babai i vajzës.

Muhabi Osmani tha për RTK se vonë e ka kuptuar se vajza e tij, Marigona Osmani ka qenë me një person, i cili ka pasur edhe vepra penale.

“Jam shumë i tronditur, por pres që organet e rendit dhe ligjit ta zbardhin rastin dhe për ta kapur personin që i mori vajzës jetën”, tha babai.

Ai lutet që ky rastet të jetë i fundit dhe apelon ‘që prindërit të kenë kujdes dhe të shohin fëmijët se më kë shoqërohen’.

“Vajza ka jetuar afër dy muaj me të dyshuarin, por ka qenë në presion dhe është frikësuar ti tregojë familjes për dhunën që i ka ushtruar personi që tashmë është në arrati”, shprehet ai, ndërsa shton se vazhdimisht e kanë pyetur, por 18 vjeçarja nuk ka treguar asgjë.

Muhabi Osmani, teksa bën thirrje për zbardhjen e ngjarjes, thotë se organet e drejtësisë e kanë lënë në liri një person të dyshuar për disa vepra penale.

“Gjyqësori do të duhej të merrte masa ndaj këtij personi i cili familjen time e goditi keq. Jemi shumë te shqetësuar për këtë që më ka ndodhur”, ka thënë ai.

Të Fundit