Koncerti i Bregoviç/ Rama: Nuk kam barazuar Dua Lipën me Goran Bregoviçin! Histeria vetëm e turpëron shqiptarinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka replikuar sërish me të gjithë ata që e kritikuan për ardhjen e Bregoviç në Korçë.

Kësaj radhe, Rama sqaron se nuk e ka barazuar Dua Lipën me Goran Bregoviçin, pork a thënë se janë njësoj ata që shajnë e mallkojnë në serbisht apo në shqip artistët dhe sportistët.

Edhe njëherë këtë fenomen, Rama e quan histeri fashiste që as vetëm turpëron shqiptarinë.

Ditën e djeshme, kryeministri Rama bëri një krahasim mes serbëve që shajnë Dua Lipën dhe shqiptarëve që shajnë Bregoviçin teksa theksoi se këngëtari i njohur nuk ka thënë kurrë asgjë kundër shqiptarëve dhe as i ka kënduar masakrave të regjimit të Millosheviç.

 

STATUSI NGA EDI RAMA

NJË KOMENT PËR KOMENTET E KINSE PATRIOTËVE

Ashtu siç bënë Bregoviçin kriminel serb pa asnjë fakt, tani sokëllijnë që unë paskam barazuar Dua Lipën me të! Dhe histeria vazhdon por jo, unë nuk kam barazuar hiçfare Dua Lipën me Goran Bregoviçin, po kam thënë me një shembull të vërtetën e hidhur se të barabartë, njësoj krejt janë ata që shajnë e mallkojnë, në serbisht a në shqip, artistët e sportistët me emër të palës tjetër! Histeri fashiste që as nuk e mbron, as e nderon, po vetëm e turpëron shqiptarinë, e cila s’mund të jetë kurrë shembëlltyrë e urrejtjes!

 

 

Të Fundit