Presidenti i Polonisë: Shqipëria ka mbështetjen tonë për anëtarësimin në BE

Presidenti i Republikës së Polonisë, Andrzej Duda bëri të ditur se vendi i tij mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Në një konferencë të përbashkët me presidentin Bajram Begaj, ai u shpreh se kur të marrin kryesinë e BE-së në vitin 2025, anëtarësimi i Shqipërisë dhe i vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor do të jenë prioritet.

‘Territori duhet t’i kthehet Ukrainës, kështu duhet të jetë përfundimi i luftës, ju falenderojmë për praninë ushtarake në krahun lindor të NATO-s. Shqipëria është anëtar aktiv i NATO-s, sot ushtarët shqiptarë janë të pranishëm në Letoni, ju jemi shumë mirënjohës, ju luta zotit president që Shqipëria të mbështesë përpjekjet tona për të forcuar forcat.

Mbështetjen tonë polake, për anëtarësimin në BE, i thashë zotit president se me 1 maj kishit konferencë ku theksuam lidhur me afrimin e kryesimit të Polonisë në BE, që do ndodhë në 2025. I kemi thënë se kush janë prioritetet, do dhe rregullojnë marrëdhëniet ekonomike, kemi folur se do kemi prioritet të dytë, anëtarësimin në BE për Ukrainën dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, mes tyre Shqipërinë.’- tha Duda.

Të Fundit